Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin

Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin

Alec Baldwin

Një juri e madhe ngriti akuza të premten ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, gjatë provave të xhirimit për një film në Nju Meksiko, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.

Prokurorët e posaçëm paraqitën çështjen këtë javë përpara një jurie të madhe në Santa Fe, disa muaj pasi morën një analizë të re për armën që ishte përdorur. Ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve pas gati një dite e gjysmë prezantimi të çështjes së tyre përpara jurisë së madhe.

Avokatët mbrojtës të zotit Baldwin sinjalizuan se do të luftojnë kundër këtyre akuzave. “Mezi presim ditën kur të jemi në gjykatë”, u shprehën nëpërmjet një mesazhi të postës elektronike avokatët Luke Nikas dhe Alex Spiro.

Megjithëse procedura gjyqësore është e mbrojtur nga ruajtja e sekretit, dy nga dëshmitarët që u panë në godinën e gjykatës janë anëtarë të ekipit të xhirimit – njëri që ishte i pranishëm kur ndodhi e shtëna fatale dhe tjetri që ishte larguar një ditë më parë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Zoti Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një film në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Zoti Baldwin ka thënë se nuk ka tërhequr këmbëzën e armës.

Akuza e re e vendos sërish zotin Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngre sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në televizion dhe filma për gati 40 vite.

Prokurorët e posaçëm patën tërhequr fillimisht një akuzë të ngjashme ndaj zotit Baldwin në muajin prill, duke thënë se ishin informuar se arma mund të ishte modifikuar përpara filmimeve dhe se mund të kishte keqfunksionuar. Më vonë ata ndryshuan qëndrim dhe filluan paraqitjen e akuzës së re ndaj tij, pasi morën përfundimet e analizave të reja për armën në fjalë./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?