Aktori Alec Baldwin është është akuzuar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri la të vdekur kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin. Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin thuhet se në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Gjithsesi autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit.
Autorja e skenarit Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast. Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë. Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë reaguar pa ende pas ngritjes zyrtarisht të padisë.
Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit se rrethanet e xhirimeve kanë qenë të pasigurta. Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit. Pjesëtarja e stafit që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit.