Aktori Genc Fuga në Report Tv:
Ligji i ri, më i keq se ai i viteve ‘90

Aktori Genc Fuga në Report Tv:<br />Ligji i ri, më i keq se ai i viteve ‘90<br>
Aktori Genc Fuga i ftuar në studion e Report Tv është shprehur se aktorët e Teatrit Kombëtar kanë bërë një peticion në lidhje me kundërshtimin e ligjit për artin dhe kulturën.

“Ne kërkojmë anulimin e këtij projektligji, pasi të gjitha dikasteret kalojnë nën ministrinë dhe të gjitha sallat e teatrove në rrethe i kalojnë Ministrisë së Kulturës”, thotë Fuga.

“Halli ynë është se në rast se ligji mbas  viteve 90 u bë keq dhe ne e thamë nën zë, ky është një ligj akoma dhe më i keq sepse në momentin që merr firmën e kryeparlamentarit do të duhet shumë punë që të rikthehet pas”, thekson aktori Fuga për Report Tv.

Fuga ka theksuar se në të gjithë botën institucionet e artit janë të pavarura, pasi arti ka vlerë por jo çmim.

“Ne si komunitet prisnim një zhvendosje, por e keqja është se ne po zhvendosemi se aty do të vijë Teatri i Operas dhe Baletit”, tha Genc Fuga.

Aktori i Teatrit Kombëtar thekson se ky ligj ka 15 pika dhe disa nga më drastiket janë se të gjithat institucionet që nuk kanë salla dhe duan të bëjnë një aktivitet duhet të marrin leje drejtpërdrejtë tek ministri.

"Një nga pikat më të papranueshme të ligjit të ri për artin dhe kulturën është heqja e referencës, ajo mund të negociohet por jot ë hiqet, pasi dhe ne aktorët duhet të jetojmë. Në rastin që hiqet referenca do të detyrohen artistët që ta bëjnë falas. Ne kemi ardhur në një peticion të caktuar, ne kërkojmë brenda javës tjetër një takim me ministren e kulturës për të përcaktuar secili qëndrimet e veta", thorë fuga.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan