Aktori i famshëm diagnostikohet
me kance

Aktori i famshëm diagnostikohet<br />me kance
Aktori i njohur Val Kilmer është diagnostikuar me kancer. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga miku i tij, aktori Michael Douglas, i cili bëri të ditur se Kilmar po përballet me kancerin në gjuhë.

Sipas aktorit Douglas, kjo ishte arsyeja përse publiku kishte kohë që nuk kishte dëgjuar për 56-vjeçarin, yllin e filmit “Batman”.
“Val është një njeri i mrekullueshëm që po përballet ekzaktësisht me atë që unë kisha [kancer në gjuhë] dhe gjërat nuk duken dhe aq mirë për të.”- tha Douglas.

Aktori Val Kilmer ka qenë disa herë në spital përgjatë dy viteve të fundit, për shkak të problemeve me fytin, por ai nuk ka pranuar asnjëherë se problemet e tij kishin lidhje me kancerin.
(Er.Nu/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin