Aktori i famshëm nuk takon të bijën
prej 3 vitesh, 'është pushtuar nga djalli'

Aktori i famshëm nuk takon të bijën<br />prej 3 vitesh, 'është pushtuar nga djalli'
Aktorit të famshëm dhe njëkohësisht scientolog-ut të devotshëm, Tom Cruise, i është sugjeruar të besojë se një shpirt djallëzor e ka pushtuar vajzën e tij të pafajshme, Suri.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ai nuk e sheh atë që nga shtatori i 2013. Ndërkohë aktori po planifikon një seancë ekzorcizmi për clirimin e 10 vjecares nga këto shpirtra të këqinj. Një përfaqësues i Cruise thotë se ylli 53 vjecar i “Mission Impossible” është bindur  nga feja në të cilën beson se Suri duhet të konsiderohet një vajzë e keqe.

“Cruise do që t’i afrohet së bijës, por vetëm pasi ajo t’i nënshtrohet procesit të ekzorcizmit.” Besimi në Scientology ka patur ndikim negativ edhe në marrëdhëniet e mëparshme të aktorit. Mendohet se kjo ka qenë arsyeja e ndarjes mes tij dhe Nicole Kidman apo Katie Holmes. Sipas burimeve ai u ndikua kaq shumë nga kreu i “Scientology”, sa përgjonte gjatë gjithë kohës telefonin e Kidman gjatë kohës që ishin bashkë.

Scientology është një organizatë fetare, pjesë e së cilës Tom është prej vitesh tashmë. Kjo organizatë beson në inteligjencën dhe aftësinë absolute të njerëzimit për të gjetur kuptimin e vërtetë të jetës. Ata besojnë gjithashtu se njerëzit kanë ardhur nga një tjetër planet, “planeti prind”, për shkak të një mbipopullimi atje dhe se një njeri është i pavdekshëm pasi ka jetuar disa jetë përpara kësaj aktuales dhe do të vazhdojë të jetojë prapë të tjera pas vdekjes deri në përjetësi.

Megjithatë, Surit thuhet se i mungon shumë i ati. As 10 vjetori i saj në 18 Prill nuk mundi t'i bënte dot bashkë. 
tom cruise
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?