Aktori Keanu Reeves dhuron 70% të pagës së tij në "The Matrix" për të ndihmuar në kërkimet për leuçeminë

Aktori Keanu Reeves dhuron 70% të pagës së tij në

Aktori Keanu Reeves

Aktori i famshëm Keanu Reeves ka dhuruar 70% të pagës së tij nga filmi i parë "The Matrix" për të financuar kërkimet për sëmundjen e leuçemisë, pasi motra e tij e vogël luftoi me sëmundjen për 10 vjet.

Aktori, 57 vjeç, i cili thuhet se u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht dhe fitoi 35 milionë dollarë në total për filmin, u frymëzua për të financuar kërkime për kancerin e gjakut pasi motra e tij Kim, tani 55 vjeç, u diagnostikua me sëmundjen në vitin 1991.

Keanu u bë kujdestari kryesor i Kim gjatë kësaj kohe dhe ndihmoi në rimëkëmbjen e saj pasi kaloi një dekadë duke luftuar kancerin.

Përkushtimi i tij ​​ndaj motrës bëri që aktori të shiste shtëpinë e tij për të qenë më afër saj dhe xhirimet e "The Matrix" u vonuan. Ai gjithashtu thuhet se shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar Kimin të shërohej.

'Ajo ishte gjithmonë aty për mua. Unë do të jem gjithmonë këtu për të', ka thënë ai për motrën në atë kohë.

Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë