TIRANË- Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat e më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare është shuar mëngjesin e sotëm. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.
Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949-15 qershor 2020 Tiranë) kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë. Fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën "Drita".
Më pas poezitë e tij diktohen për hermetizëm nga udhëheqja e Kohës, dhe dergohet që të punojë si mësues në Rrogozhinë. Për të vijuar më pas 1979-1987 punë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Është autor i 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj.
Në fillim të viteve '90, qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës.
Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 u zgjodh deputet i PS dhe shërbeu deri më 1996. Më pas shkëputet nga politika, dhe zgjidhet drejtor në Muzeun Kombëtar, duke mos reshtur se qeni kritikë ndaj çështjeve të ndryshme politike, deri në ditët e fundi të jetës së tij.
Mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe "Gjergj Kastëriot Skënderbeu". Intervistën e fundit Zeqo e dha për Report Tv, ku foli për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, sipas së cilit ajo nuk zgjidhte problemet që ka vendi ynë.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti i KLSH, të sëmurë me leucemi pa ilaçin jetësor! Drejtuesi i hematologjisë kërkoi masa: Duhet ndryshuar protokolli i kurimit
9 Qershor, 16:22
-
Akademia e Arteve dhe Shkencave sjell forumin e parë publik të këtij viti: I kushtohet Moikom Zeqos dhe edukimit humanist
28 Qershor 2023, 15:52
-
Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit
12 Qershor 2023, 10:34
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Gardës së Republikës
7 Mars 2023, 21:42
-
Ndahet jetë në moshën 56-vjeçare modelja më e famshme e viteve ’90, kryesonte kopertinat dhe pasaralet ndërkombëtare
11 Janar 2023, 22:17
-
Ndërron jetë Prof. Dr. Hektor Peçi, një nga endokrinologët më të njohur në vend
20 Tetor 2022, 09:07
-
Po stërvitej me kombëtaren, ndërron jetë 23-vjeçari ish-futbollisti i Shkupit
15 Shtator 2022, 14:24
-
‘In memoriam’, ‘emblemat’ e Durrësit Moikom Zeqo e Gjergj Vlashi, kujtohen në Amfiteatër, propozimi i Kabos për dy autorët miq
21 Gusht 2022, 17:01
-
In memoriam/ Jeta e poliedrikut të pazakontë Moikom Zeqo e misteri i dijeve të tij të shumanshme
15 Qershor 2022, 21:14
-
2 vjet pa Moikomin, akademikët vlerësojnë veprën e intelektualit: I rrallë! E larguan në diktaturë, e lanë pa punë në demokraci, ja ç’thoshte për klasën politike
15 Qershor 2022, 19:23
-
Aktori Keanu Reeves dhuron 70% të pagës së tij në "The Matrix" për të ndihmuar në kërkimet për leuçeminë
3 Janar 2022, 14:52
-
Pësoi infarkt në taksi ndërsa po shkonte në një takim, ndërron jetë në Tiranë ish-politikani italian
31 Dhjetor 2021, 17:41
I qofte dheu i lehte. Rralle lexoja editoriale, dhe ato ishin vetem te pr. Moikomit. Shuarja e tij fizike krijon hapsira me te medha per keta mediokrit qe medemek kane dhe tituj shkencore
PërgjigjuSa e padrejte qe eshte kjo kosorja e zeze. Merr Njerez te tille si Moikomi i Madh e len per te vegjetuar lloj, lloj horrash e dykembeshash pa vlere, qe vetem vegjetojne e shtiren, hane e pine si derrat e te vetmet gjera qe lexojne jane copat e gazetave kur dhjesin... Po me sa duket edhe kjo kosorja paska preferenca e klas te larte, nuk i merr halet e ronxho bonxhot, po vetem atehere kur s'ka se ç'te beje...
PërgjigjuNgushellime familjes
PërgjigjuQOFTE PER JETE KUJTIMI I TIJ
PërgjigjuU nda nga ne një njeri vertet i ditur,një dijetar i madh.Ne nuk do ndahemi nga Moikomi sepse kemi veprën e tij.
PërgjigjuIku dhe nje tjeter figure e rendesishme e kultures tone
PërgjigjuNgushellime famijes te afermeve dhe miqeve. Do te na mungoje intelektti i tij.
PërgjigjuNgushullimet me te perzemerta Familjes se Zotit MOIKOM!MOIKOMI NUK KA VDEKUR,AI RRON DHE DO TE RROJE NE SHEKUJ SI POLIEDRIK E SFINKS I DIJES,KULTURES DHE ETIKES AKADEMIKE SHQIPTARE!
PërgjigjuNjerzit me Emer si Moikom Zeqo nuk vdesin kurre,Moikomi iku fizikisht por me veprat e medha qe la Pas jeton pertsisht njeri I shkolluar,I nderuar si vete Labova trime qe e Lindi dhe e edukoi me dashurine per memen shqiperi qe e deshi aq shume we there jeten ju kushtua ardhedadhuris me penen e tije ,luftoi gjer ne pafundesi per nje demokraci te kulluar.I perjetshem qofte kujtimi dhe vepra stone,familja humbi zemren,shoqeria humbi trurin,ngushllime familjes,I perjetshem qofte kujtimi dhe veprat e tij te medha qe la Pas.
Përgjigju