Raporti i KLSH, të sëmurë me leucemi pa ilaçin jetësor! Drejtuesi i hematologjisë kërkoi masa: Duhet ndryshuar protokolli i kurimit

18 pacientë që vuajnë nga Leucemia Limfoide Kronike, që prej muajit shtator të vitit të kaluar nuk po marrin një prej medikamenteve kryesore për trajtimin e sëmundjes së tyre, barin Ibrutinib 140 mg, dhe kjo jo për shkak të mungesës së këtij medikamenti, i cili prej vitit 2018 është përfshirë në  listën e barnave të rimbursueshme.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar në mars, të cilin Report Tv e disponon, i shtirë në disa prej institucioneve kryesore, si Drejtoria e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Reparti i Shërbimit të Hematologjisë në QSUNT dhe Farmacinë e FSDKSH në QSUNT, ka konstatuar se i vetmi medikament që shërben për trajtimin e Leucemisë Limfoide Kronike, është hequr për pacientët që kanë plotësuar afatin 2 vjeçar të trajtimit dhe janë në linjën e tretë të mjekimit.

Janë dy qëndrime kontradiktore në protokollin e marrjes së tij medikamenti kanë bërë që pacientëve tu ndërpritet mjekimi. Në protokollin e miratuar në 2018-ën thuhet se: “Trajtimi duhet të vijojë deri kur sëmundja të përparojë ose kur nuk tolerohet më nga ana e pacientit”, pra pa afat, e po në të njëjtin dokument afati i përdorimit vendoset 18-24 muaj.

Bazuar në këtë paqartësi, por edhe në domosdoshmërinë e marrjes së këtij medikamenti, Shefi i Shërbimit të Hematologjisë, Arben Ivanaj, me kërkesa të përsëritura që në muajin shtator i është drejtuar Drejtoreshës së FSDKSH, Albana Çela Adhami, e cila në po të njëjtin muaj është larguar më pas nga detyra duke i kërkuar të ndryshohet protokolli, duke hequr kufizimin kohor 18-24 muaj dhe duke lënë mjekimin pa afat siç e kërkojnë udhërrëfyesit e mbështetur në studime të FDA1.

“Aktualisht janë rreth 18 të sëmurë të cilëve ju kemi ndërprerë mjekimin më këtë bar, sepse kanë kaluar dy vite nga trajtimi. Rreth 62 të sëmurë të cilët mjekohen me Ibrutinib në linjë të tretë mjekimi, praktikisht për të gjithë këta të sëmurë do të kalojnë 2 vite. Për momentin nuk ka studime as në linjë të parë të mjekimit për mundësinë e ndërprerjes së mjekimit me Ibrutinib. Pra, duke u nisur sa më sipër mendoj se është e domosdoshme të hiqet kufizimi kohor i përdorimit me Ibrutinib në të sëmurët me LLC në linjë të tretë të mjekimit dhe të studiohet mundësia e përdorimit të tij në linjë të parë të mjekimit”.

Por kërkesa e argumentuar e Shefit të hematologjisë nuk ka marrë përgjigje, duke i rikujtuar se afati i përdorimit është nga 18-24 muaj.

KLSH duke konstatuar këto parregullësi, në raportin e audimit i kërkon shefit të Shërbimit të Hematologjisë të rifillojë menjëherë trajtimet e ndërprera ndaj pacientëve si dhe kërkon nga Drejtori i përgjithshëm i FSDKSH-së të marrë masa të menjëhershme për ndryshimin e Protokollit të kërkuar nga Shërbimi i Hematologjisë duke miratuar përdorimin e barit Ibrutinib 140 mg paafat për pacientët që vuajnë nga Leucemia Limfoide Kronike.

Nuk dihet nëse nga kjo mungesë e kurimit kanë përfituar spitalet private, të cilat në situata të tilla janë të vetmet ku njerëzit mund të përplasen.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit