Marsias Lila i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë në “Balkan Theater Festival” në edicionin e dytë të tij të mbajtur në Athinë e nën kujdesin e UNESCO me monodramën “Performanca”, ishte sot i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.
Ai tregoi se pjesmarrja e tij në këtë kompeticion nuk ka patur mbështetje nga asnjë institucion , madje edhe pas marrjes së trofeut askush nuk u kujtua për të.
Ndër te tjera aktori Marsias Lila dha një pjesë të “Performancës” së tij për publikun e “Rreze Dielli” duke lënë të kuptohet që kjo monodramë është aktuale dhe i shkon për shtat edhe kohërave që po përjetojmë sot, pavarësisht që premiera e kësaj shfaqeje edhe dhënë plot 4 vjet më parë. Ai nuk nguroi gjithashtu të tregonte ëndrrën e tij për ta interpretuar “Performancën” në sallën e parlamentit.