Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Nikos Gelia, i cili jeton dhe punon prej 25 vitesh në Greqi ka rrëfyer ngjarjen me disa policë grekë. Kjo ngjarje ka ndodhur disa vite më parë.
Ai tha se pasi policia verifikoi patentën e tij dhe se mësoi që ishte me origjinë shqiptare, i kishin kërkuar të hapnin bagazhin e makinës, i cili kishte kostumet e shfaqjeve.
Policia e kishte marrë në pyetje për punën që bënte, i cili kur u ishte përgjigjur se ishte aktor, ata ishin shprehur të habitur “edhe shqiptar edhe aktor?!”. Ndërsa, aktori nuk ua kishte kursyer një përgjigje ironike duke u thënë: “Ndodh edhe kjo”.
“Para disa vitesh më ndaloi policia pranë shtëpisë time dhe kërkoi të verifikonte patentën. Kur mësuan se isha nga Shqipëria më kërkuan të hapja bagazhin, ku kisha dhe kostumet e shfaqjeve. Më pyetën se çfarë punoj dhe u thashë që jam aktor. Më pas më thanë që ‘edhe shqiptar edhe aktor’? Iu përgjigja me ironi që “ndodh edhe kjo”, u shpreh aktori.
Aktori gjithashtu ka rrëfyer edhe peripecitë që i është dashur për të marrë kartën greke të identitetit pas 26 vitesh, edhe pse është i martuar me një grua greke, të cilët kanë fëmijë së bashku.
“Këtë vit më në fund mora letënjoftimin grek. Në Greqi për të marrë një kartë identiteti greke duhet të vërtetosh që ke lidhje me një grek. Për një emigrant të brezit të dytë është shumë e vështirë. Kam miq nga Afganistani që janë në Greqi prej 25 vitesh dhe po përballen me të njëjtin problem. 3 muaj më parë mora kartën greke të identitetit. M’u desh të plotësoja të gjitha të dhënat, që jam i martuar me një greke, që kemi një fëmijë së bashku, që nëna e fëmijës është greke dhe konsiderohet greke e jo shqiptare, që unë jetoj këtu prej më shumë se 25 vitesh dhe që kam studiuar në universitet grek”, u shpreh aktori.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13