Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul bleu shkollën ku kishte bërë filloren dhe më pas e shkatërroi ndërtesën.

Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram foto nga rrënojat dhe tregoi arsyen se përse bëri një veprim të tillë.

“Mësuesit e mi të shkollës fillore gjithmonë më rrihnin, kështu që unë bleva shkollën dhe e shkatërrova plotësisht. Le të jetë në këtë gjendje si traumat e mia të përkeqësuara”, shkruan Ertugrul.

Vetëm në pak kohë fotot qarkulluan me shpejtësi në internet duke bërë që shumë njerëz të reagojnë ndaj aktorit. Disa e kritikuan dhe disa të tjerë e mbështetën veprimin e tij.

 Caglar Ertugrul ka fituar çmimin Golden Butterfly si aktori më i mirë i një komedie romantike në vitin 2020 dhe çmimin si aktori më i mirë në një serial televiziv në 2021.