Tiranë-Një shtetas turk është vendosur në pranga nga policia e Tiranës pasi rekrutonte shtetase të huaja nga Kina dhe Kazakistani për prostitucion.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 9 shtetase.

Sipas njoftimit të policisë, 37 vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale të huajat duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira.

Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi  turk  I.Y, 37 vjeç, banues në  Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion. Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas” informoi sot policia.

Gjatë kontrolleve të kryera u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme