Aktorja ​Matilda Makoçi rikthehet
në skenë, por për një ekspozitë

Aktorja ​Matilda Makoçi rikthehet<br />në skenë, por për një ekspozitë
Aktorja e mirënjohur e viteve 1980-1990, Matilda Makoçi do të rikthehet në skenë, me një performancë shumë të veçantë në ekspozitën e artistes, Natasha Bega. ‘HARE+M’, e cila do të hapet të shtunën, me 22 tetor, në orën 18:00 në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë.

Artistja Bega, pohon se ‘HARE+M’ do të jetë një ngjarje e veçantë artistike dhe se Makoçi, me mjeshtërinë e saj aktoriale, do të ketë një rol vërtet pikant atë mbrëmje. 

‘Hare+M’ është konceptuar si vijimi i një tjetër performance artistike të veçantë të Natasha Begës, realizuar në shkurt të këtij viti me titullin "Erosi i Ali Pashës".

Në ekspozitë do të paraqiten për publikun 23 piktura në dizajn, do të ketë performanca të jogës, ndërsa aktorja Matilda Makoçi do të lexojë vargje nga poezitë e Natasha Begës.

Një detaj i veçantë do të jenë vetë pjesëmarrësit në këtë  mbrëmje, të cilët do të jenë  të veshur me fustane të stilizuar që shkojnë me skenografinë e krijuar enkas për këtë rast. 

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht për lexuesit foto gjatë një momenti prove, ku aktorja Matilda Makoçi po lexon poezitë e poetes dhe artistes Natasha Bega.  

Matilda Makoçi është ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka një djalë, Gregun.

[gallery]19151[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!