Aktorja e Hollywoodit Halle Barry ka bërë akuza të rënda për ish të dashurin e saj Gabriel Aubry.

Ajo ka thënë se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me një anëtar të familjes.

Gjithashtu ajo e akuzon atë për mospranimin e vajzës së tyre Nahla.

Dokumentet e vitit 2011 tregonin  se ai kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj gjatë marrëdhënies 5-vjeçare.

53-vjeçarja gjithashtu pretendon se ish-i dashuri i saj kishte vite që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një anëtar të familjes, dhe se kjo traumë shkatërroi jetën e tyre intime.

“Pas gjashtë muajve të parë të marrëdhënies sonë, jeta jonë seksuale u ul dhe pas një viti kemi kryer seks më pak se tre herë në vit”,  ka  dëshmuar ajo.

Avokatët e Gabriel i kërkuan gjykatës të fshijë disa prej pretendimeve të saj nga procesverbali, duke thënë se komentet e saj ishin të parëndësishme ose të gabuara.

Çifti filloi të takohej në vitin 2005, tre vjet më vonë u bënë me një vajzë dhe u ndanë në vitin 2010.

 Gabriel dhe Halle