Pas sulmit në kampin e refugjatëve, reagon Angelina Jolie: Kërkoj armëpushim, liderët botëror janë bashkëpunëtorë në krimet në Gaza

Pas sulmit në kampin e refugjatëve, reagon Angelina Jolie: Kërkoj armëpushim, liderët botëror janë bashkëpunëtorë në krimet në Gaza

Angelina Jolie

Aktorja amerikane dhe ish-ambasadorja e vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara (OKB) Angelina Jolie ka reaguar ndaj sulmit të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, e cila bëri thirrje për armëpushim.

Në një postim në Instagram ajo shpërndau disa foto të kampit të refugjatëve pas sulmit izraelit.

"Ky është një sulm i qëllimshëm ndaj një komuniteti të robëruar që nuk ka ku të ikë", shkroi Jolie.

Jolie nënvizoi se Gaza në 20 vitet e fundit ka qenë një burg i hapur dhe se sot me shpejtësi po kthehet në një varr masiv.

"Përderisa bota bën sehir dhe me mbështetjen aktive të shumë shteteve, miliona civilë palestinezë po ndëshkohen dhe çnjerëzohen masivisht, ndërsa u mohohet ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Duke refuzuar kërkesat për një armëpushim humanitar dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një armëpushim midis të dyja palëve, liderët botërorë janë bashkëpunëtorë në këto krime", tha Jolie.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se avionët luftarakë izraelitë bombarduan kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës të mërkurën.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian: 03/11/2023 13:09

    Nje gje nuk kuptoj,pse ekziston OKB-ja?Eshte kot fare,as e pyet asnje shtet,cdo shtet ben si i vjen per mbare,lere pastaj fuqite e medha qe nuk e pjerdhin fare OKB-en.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?