Meryl Streep është një nga më të talentuarat e Hollywoodit ndër vite. Një foto e postuar ‘Para dhe pas në kohë’ tregon se si ajo ka mbajtur ende në garderobën e saj një fustan të veshur në vitin 1979 dhe më pas në vitin 2009.
Ajo është një prej emrave më të njohur dhe nuk nguron të veshë të njëjtën gjë pas kaq vitesh, diçka kjo që është e paimagjinueshme për realitetin tonë, ku mund të konsiderohet dhe turp i madh nëse guxon të veshëh të njëjtin fustan në evente të ndryshme.
Meryl ka luksin të ketë 'çfarë t’i teket' dhe sërish nuk nguron të veshë të njëtën gjë, sigurish kur ka dhe fatin e mirë që pas kaq shumë viteve të ketë të njëjtat format trupore.