Aktorja e njohur amerikane dënohet me 14 ditë burg

Aktorja e njohur amerikane dënohet me 14 ditë burg

Aktorja Felicity Huffman

Aktorja amerikane Felicity Huffman u dënuaa me 14 ditë heqje lirie për rrushfetin e dhënë për pranimin e së bijës në kolegj.

Është mësuar se aktorja e filmit shumë të njohur “Shtëpiake  të dëshpëruara” do të jetojë në një burg luksoz.’

Instituti federal ndëshkimor në Kaliforninë veriore, në të cilin mbahet aktorja quhet “Club Fed” dhe ofron komoditete te ndryshme, përveç kushteve optimale në ambjentet e brendshme.

Gjithashtu të dënuarit mund të kërkojnë aty një kapuçino me vanilje, ujë mineral në shishe dhe scrub me kajsi.

Huffman u dënua për dhënien e nje rryshfeti prej 15,000 dollarësh që të ndryshonte testin e pranimit të së bijës, në mënyrë që kjo e fundit të mund të merrte një rezultat shumë më të lartë sesa ai që kishte arritur në të vërtetë.

Përveç dënimit me burgim 56-vjecarja do të duhet të kryejë edhe 250 ditë punë në shërbim të komunitetit, të paguajë një gjobë prej 30.000 $ dhe do të jetojë për një vit në liri me kusht.

Aktorja dhe vajza e saj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë