Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në datën 8 prill në orën 11:00 ankimimin e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të vendosur ndaj tij.
Në ankimimin e tij në Kushtetuese, Meta kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kujtojmë se Meta po qëndron në qelitë e paraburgimit që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK.
Meta i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si të motivuara politikisht, teksa ka pretenduar një trajtim jo të drejtë gjatë qëndrimit në qeli.
Komente












