Aktorja e njohur e Hollywood bëhet nënë për herë të tretë në moshën 44-vjeçare (Foto)

Aktorja e njohur e Hollywood bëhet nënë për herë të tretë në moshën 44-vjeçare (Foto)

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Mila Jovovich dhe bashkëshorti i saj Paul WS Anderson kanë pritur së fundmi bijën e tyre të tretë duke e quajtur Osian. Lajmi u bë publik nga vajza 12-vjeçare e Jovovich, Ever përmes faqes së saj në rrjetet sociale.

Ever ka ndarë gëzimin me ndjeksit përmes postimit të një fotoje të familjes së saj në Instagram, krahas së cilës shkruan:“Mirëpresim beben!”

Në foto shihet Jovovich në spital duke mbajtur në krahë të sapolindurën ndërsa Anderson qëndron pranë Ever dhe motrës së saj katër-vjeçare Dashiel mbi krevat.  

Jovovich në gusht bëri me dije se ishte shtatëzënë dhe priste një vajzë. Ajo po ashtu u tregoi fansave se kishte emocione të përziera pasi që pavarësisht gëzimit, i frikësohej  faktit se për arsye të moshës dhe humbjes së një fëmije më parë  mund të humbëte sërish të voglën e saj.

“Pasi zbulova se isha shtatzënë kishta ndjenja të përziera gëzimi e frike  prej moshës sime dhe faktit që kam humbur një famijë më pare. Përpiqesha të mos lidhem shumë me beben e mundshme”, shkruante Jovoviç.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi