Aktorja e njohur: Kam vuajtur në teatër! Pas divorcit, më hoqën për tekat e drejtorëve! Guximi i im i parë ishte në vitet ’90, putha Ndriçim Xhepën

Aktorja e njohur: Kam vuajtur në teatër! Pas divorcit, më hoqën për tekat e drejtorëve! Guximi i im i parë ishte në vitet ’90, putha Ndriçim Xhepën

Monika Lubonja

Aktorja e njohur Monika Lubonja së fundmi ka treguar se si ka qenë rrugëtimi i saj gjatë karrierës. Lubonja thotë se ka luftuar shumë dhe ka dhënë maksimumin e saj, por shprehet e zhgënjyer pasi nuk ka marrë rolet që donte dhe kanë hequr për shkak të tekave të drejtorëve.

 “Kur ti lufton për atë gjë shumë, kur ke dhënë maksimumin e asaj gjësë, nganjëherë të dhemb kur në një moment nuk je pjesë e saj për tekat e drejtorëve. Unë kam vuajtur në teatër, edhe pas divorcit me bashkëshortin tim, jam divorcuar në moshën 28-29 vjeç, unë u ktheva në një grua që më duhej të luftoja për veten dhe vajzën time. Diçka donin të gllabëronin nga Monika, por Monika nuk pranoi asnjëherë. Të shikonin si një mënyrë… që pse jo ne jemi gati për një rol ta marrësh por në këmbim…”, tha aktorja në emisionin ‘Se Luan Topi’.

Aktroja tregon dhe skenën më të guximshme që ka pasur gjatë karrierës.

“Guximi im i parë ishte në vitet ’90 të flasim një gjë që në atë kohë filmi ishte gjëja më e shtrenjtë dhe nuk bëheshin siç bëheshin për 40 vite, por merrte gati një vit, pavarësisht se u shfaq në 91-shin.

Atëherë isha 18-19 vjeç, dikush mund të thotë pse mos të bëjmë, një revolucion, unë isha me profesorin tim se Çim Xhepa ishte profesor i falës artistike, sikur të putheni ju të dy ia bënë, i pashë njëherë thashë si të puthemi. Ai ishte bashkëshorti im në rol, thanë hajt tani të thyejmë akullin, unë isha një studente, sapo kisha marrë filmin e parë, unë thash okay, Çimi nuk foli, e para që foli isha unë, ky ishte guximi im i parë.

Ne nuk arritëm dot, se kur u bë filmi ishin në një dilemë, se edhe koha. Në 91-shin u xhirua u paketua dhe u montua, or nuk ishte bërë pjesa e muzikës, sapo kishte filluar ndryshimi, ata e vunë puthjen”, u shpreh Monika gjatë emisionit “Se Luan Topi”. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'