Susan Sarandon ishte në mesin e 575 grave të arrestuara në Washington pasi organizuan një protestë kundër politikës së emigracionit zero tolerancë të Donald Trumpit.
Aktorja së bashku me “bashkëluftëtaret” mbajtën në duar pankarta duke kërkuar dhënien fund të kampeve të emigracionit.
Kjo e fundit ishte një referencë ndaj xhaketës së debatuar të veshur nga zonja e parë Melania Trump gjatë vizitës së një qendre ndalimi javën e kaluar “Nuk po ma ndien, e juve?”.
Sarandon po kundërshton politikat e Trumpit që nga koha kur u zgjodh si president i SHBA-së, ku edhe në fushatën elektorale kishte mbështetur kandidatin e partisë së gjelbër, Jill Steinin.
Duke folur për gazetën “The Guardian": Vitin e kaluar, 71-vjeçarja kishte pohuar se ende e ndjen se Hillary Clinton në njëfarë mënyre do të ishte edhe më e rrezikshme se Trump.
Unë mendova se ishte shumë, shumë e rrezikshme. Ne do të ishim ende në gjendje të keqe, ne do të ishim në luftë [nëse ajo ishte president]. Nuk do të ishte shumë më e butë. Shikoni se çfarë ndodhi nën Obamën se ne nuk e vumë re.
Susan Sarandon, aktore amerikane