Aktorja feston datëlindjen në skenë, Shegushe Bebeti: Teatri është dashuria e jetës sime

Rreth dyzet vite më parë as që nuk e kishte menduar, se një ditë skena e Teatrit të Kukullave për të do të ishte dashuria e jetës së saj. Përrallat që ka rrëfyer dhe rolet që ka luajtur në shfaqjet që janë vënë në këtë skenë janë të panumërta, ashtu sikundër edhe reagimet e fëmijëve, duartrokitjet edhe falënderimet e publikut, që ka thithur magjinë e këtyre shfaqjeve nuk do të përfundojnë asnjëherë. Prandaj, si rrallëherë në këtë 60-vjetor të lindjes, aktoren Shegushe Bebeti, e uruan fëmijët, ata për të cilët ajo ka dhënë shpirtin e saj në skenë.

 “Është një nga datëlindjet e mia më të bukura. Është kënaqësi që ta festosh ditëlindjen në mes të fëmijëve edhe spektatorëve të vegjël, që më kanë mbushur jetën në vite. Në çdo shfaqje i kam pasur prezentë edhe prej tyre më kanë ardhur pa fund tufa me lule”, shprehet aktorja Shegushe Bebeti.

Ndonëse i kanë mbetur edhe pak vite në skenë, Bebeti është e lumtur, që në këtë teatër kanë ardhur artistë të rinj, që e duan këtë profesion. Për të ky është një profesion që mund të realizohet vetëm me dashuri. Sot e ka të vështirë, që të veçojë rolin e saj preferuar

“Rolet janë të gjitha shumë të bukura, ndërsa me Pinokun kam pasur një rrugëtim shumë të gjatë, rreth 25 vite, e ndoshta e kam luajtur nga shfaqja në shfaqje, në momente të ndryshme. Me të kam qenë prezent në çdo familje shqiptare në ditëlindjet e fëmijëve, në çdo shkollë edhe kopsht, por të gjitha rolet që kam realizuara, Borbardha, Kokarra, E bukura tek e “E Bukura dhe Bisha”, Kësulëkuqja, Ali Baba,Ditëlindja e Bardhoshes, Ida e vogël edhe shumë të tjerë, që më kanë ndjekur në vite. Edhe më vjen mirë që me këto role ne kemi mbetur në kujtesën e prindërve, të cilët janë rritur edhe sot sjellin fëmijët e tyre në teatër. Uroj shumë që kjo traditë të vazhdojë”, shton aktorja Bebeti.

Për drejtorin e këtij institucioni, Erion Isajn, kjo festë nuk është thjesht një ditalindje, por është një ditë frymëzimi. “Një aktore që ka 40 vjet në këtë skenë. Është më së pari një shembull profesionalizmi edhe përkushtimi, se si Shegushja ja ka dedikuar jetën teatrit. Jo vetëm ajo por gjithë brezi i saj, janë një brez që kanë një histori të rëndësishme në këtë teatër. Unë jam rritur me imazhin e tyre, sot drejtoj institucionin ku ato kanë dhënë shpirtin, kështu që është detyrimi ynë moral që përkushtimit të tyre shpirtëror, t’u përgjigjemi qoftë edhe në këto forma”, thotë ajo.

Artistët e Teatrit të Kukullave në vite kanë luftuar për të sjellë teknika edhe forma të reja, për të qenë bashkëkohor edhe për të ecur me botën, duke u bërë pjesë edhe e shumë festivaleve evropiane edhe botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë