Çmimet e biletave në Teatrin e Kukullave kanë pësuar rritje.
Njoftimi është bërë nga Teatri i Kukullave ku përmes një postimi në rrjetet sociale, informon publikun se, duke filluar nga sot, çmimet e biletave për shfaqjet kanë pësuar ndryshime, ndërsa bileta më herët ka qenë 100 lekë të reja personi.
Çmimi i biletës për shfaqjet e repertorit do të jetë 300 lekë të reja, për premierat 500 lekë, për shfaqjet për të rinj 600 lekë dhe për spektaklet dhe galat 800 lekë të reja.
Njoftimi i Teatrit të Kukullave mbi çmimet e reja të biletave:
'Çmimet e reja të biletave për shfaqjet tona, do të jenë:
Shfaqjet e repertorit: 300 lekë
Premierat: 500 lekë
Shfaqjet për të rinj: 600 lekë
Spektakle/ Gala: 800 lekë
Komente









