Aktorja në Tiranë, Ilire Vinca: Jam e lumtur, që artistët shqiptarë po bëhen pjesë e kinematografisë botërore

Ilire Vinca ka “veshur” petkun e 35 personazheve në kinema dhe teatër, ka udhëtuar me role të dramaturgjisë botërore brenda edhe jashtë vendit. Megjithatë, edhe pas 25 viteve karrierë vazhdon që të shijojë punën, sikundër ka bërë që në rolin e parë, që ka luajtur në skenë. Në një rrëfim për “ReportTV” aktorja e njohur Ilire Vinca kujton se si i lindi dëshira e saj, për t’u marrë me art, fill para 30 vitesh, kur asokohe u hap për herë të parë në Kosovë dega e Dramaturgjisë.

“Ka nisur shumë herët, mbase para se njeriu të vetndërgjegjësohet se çfarë do të jetë njeriu i përjetshëm. Jam rritur në ambient të poezisë, letërsisë. Gjithçka këtu ka filluar, por për ta zgjedhur si profesion erdhi më vonë. Erdhi një moment, që përcaktoi edhe fatin tim. Në momentin që unë do të zgjidhja se ccfarw do tw bwhesha, u hap dega e artit dramatik në Prishtinë. Nëna donte një punë me orar më të përcaktuar, ndërsa nga babai pata mbështetjen. Unë zgjodha artin, nuk kisha asnjë dilemë, që të zgjidhja një degë tjetër”, tregon Ilire Vinca.

Ilire Vinca luan  tek “Falja e gjakut”, “Burrnesha”, “Martesa”, “Gardhi”, filma që kanë kapërcyer kufijtë, duke u prezantuar edhe në festivale ndërkombëtar.

“Është një vlerësim i madh, duke pasur parasysh sesa vonë kemi filluar edhe sesa të freskët që jemi në tregun “monstruoz”, që mund të përballesh me vlerat e tua. Është një përqindje shumë e bukur që merren me kinematografi, një punë shumë serioze. Jam shumë e lumtur që është hapur kjo derë, edhe besoj shumë që do të ketë shumë frute në kinemanë tonë”, shprehet aktorja Ilire Vinca.

Artistja dhe pedagogija në Akademinë e Arteve në Kosovë, Ilire Vinca na tregon edhe çfarë brezi i ri artistësh por rritet në Kosovë

“Brezi i ri i artistëve, i kemi shumë të mirë edhe të talentuar. Shikoj se kemi shumë talente, por fati i tyre i keq është që Kosova ka mbetur akoma e izoluar. Ky është një fat që e ne e ndjejmë, është një padrejtësi shumë e madhe. Dhuna edhe pesha psikologjike, që njeriu pëson ku e di që është i izoluar ndikon shumë keq. Kjo ka ndikuar edhe në gjeneratat e reja, pasi i prinë ata që t’u shuhet shpresa edhe vizioni, aq sa bëjnë kompromise me vete. Shpresoj që të ndryshoj, sepse kjo do të ndryshonte edhe mentalitetin e tyre, ka punë, por është brenda për brenda”, thotw Ilire Vinca.

Në Tiranë Ilire Vinca vjen për të luajtur rolin e nënës, në shfaqjen “Natën ma” me regji të Ema Andreas.

“Është shumë komplekse. Kam dy partnere, Eglën në skenë, ku ndajmë fatin e nënës dhe bijës në mënyrë shumë të bukur. Ndërsa, Ema që kërkon që çdo nuancë të ndalim tek vetja. Kjo shfaqje më ka bërë që të kthehem tek vetja, si nënë a jam kështu? Por edhe që të reflektoj, si vajzë a jam kështu? Reflektimi është shumë i bukur, kjo i ka dhënë një dimension edhe shfaqjes. Nuk ka përgjigje, sepse ne prekim, zhvillojmë edhe nuk zgjidhim asgjë. Është gjithmonë një raport që evoluon”, shprehet Ilire Vinca.

Shfaqja “Natën ma” ngjitet në skenë nga data 21 mars në Teatrin e Metropolit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë