'Faust', 'Hitler' e 'Kokalari' në një skenë, Ema Andrea ftesë Ramës për 'Mephiston': Politika agresive me intelektualët, postet jo tek zërat opozitarë

Në këtë fundjanari, “Arturbina” bëzan... Ndërsa Altin Basha thërret në ndihmë Shekspirin për të shpëtuar Teatrin nga koma, boshnjaku Dino Mustafiç provokon me Gëten.

Në “Unë jam Memfisto”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe Ilire Vincës eksperimentohet me “Faustin”, duke i servirur publikut një lojë komplekse. Zgjimi i veprës bëhet përmes copëzimit të saj, dhe afrimi i publikut, gati të pajtuar me mungesën e Teatrit, ka koston e saj. Mustafiç rizgjon subjektin, edhe duke e bërë Faustin, thuajse objekt të një skandali. E megjithatë artistët, janë gati për reagimet.

“Ne jemi gati të pranojmë, edhe nëse spektatorët nuk e përballojnë e dalin jashtë. Ajo që adhuroj në këtë shfaqje është fakti që, forma siç është ndërtuar, stafi, mënyra se si ne i qasemi publikut, ka bërë që njerëzit të flasin”, shprehet Andrea.

Pjesa nuk njeh kohë e as kufijë fizikë. Jeton Neziraj e Klaudia Piroli e plotësojnë pazëllin dramaturgjik edhe me “Mefistotelin e Klaus Man. “Hitler” vihet përballë publikut për të kujtuar përqëndrimin totalitar të pushtetit, që zgjat tentakulat deri tek teatri. Poezia e Pol Elyar e kujton, por Mephistot pushtetarë, edhe sot, nuk ia lejojnë lirinë e plotë as artistëve e intelektualëve.

“T’i lejosh të jenë të qetë artistët e intelektualët, të bëjnë opozitën, është formë për t’u rritur dhe përballur. Politika jonë pranon më shumë që të ketë një përballje agresive”

Ndërsa për ata që si personazhi Hendrik Hofgen, zgjedhin kompromisin, e të mbështesin ideologji të caktuara politike, do të ketë thuajse përherë shpërblim. Ema Andrea e pranon, ofiqet dhe opozitarizmi, nuk mund të shkojnë përkrah, veçanërisht në vende si Shqipëria, ku demokracia mbetet e brishtë.

“Është krijuar një mënyrë jo dinjitoze e të fituarit të vendit të punës. Në art është pak më e thjeshtë të abuzosh”

Sesi indiferenca ndaj së keqes rrit “Mephistot” diktatorë, ndërsa njerëzit vetëkënaqen duke e lidhur ekzistencën e tyre “Rreth pjatës”, Andrea e sjell përmes poezisë së Musine Kokalarit. Gjuha e trupit, me lëvizjet e Gjergj Prevazit, ndihmon në ruajtjen e ritmit të shfaqjes, ndërsa “sa hap e mbyll sytë” aktorja shndërrohet nga viktimë, në “Mephiston” a të ngjashmit e tij, që mund të jenë edhe ata që vulosën fatin e shkrimtares.

Dy breza në skenë orientojnë publikun nga dyert e teatrove. Por kush do të vijë? Veliaj e Margariti kanë qenë portretet e vetme të pikasura nga radhët e politikës, ndërsa mbetet e hapur ftesa edhe për kryeministrin Rama.

“Një kryeministër apo ministër që blen një biletë siç blen domate, që janë shembuj shumë të mirë... do të preferoja shumë ta shikoja atë fotografi në internet, pavarësisht se si do të komentohej”

Teatri është bërë shkas, që në tryeza ka nisë të flitet për “Mephistot”. Por deri kur? Edhe në këtë rast fjala e fundit i mbetet sërish politikave mbështetëse të artit..

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut