Aktorja e telenovelave  dhe ish-miss Venezuela, Monica Spear ka humbur jetën së bashku me ish-bashkëshortin e saj Henry Berry për shkak të një grabitje të armatosur.

Ata kanë qenë duke kaluar disa ditë pushimi së bashku me vogëlushen e tyre 5 vjeçare Maya, e cila është e vetmja e mbijetuar nga plumbat.

monica spear

"Kjo është një humbje e madhe për ne. Ajo ishte shumë karizmatike, një vajzë shumë e mirë, një nënë shumë e mirë dhe e donte Venezuelën”,-është shprehur babai i aktores.

Ndërkohë Monica është e njohur edhe për publikun shqiptar përmes telenovela të ndryshme të transmetuara në ekranet shqiptare.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)