TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta mes tyre në ambientet e Kryeministrisë teksa nuk ka ende një deklaratë zyrtare në lidhje me temën e diskutimit mes tyre.

Megjithatë mendohet se Ministri Tahiri dhe Kryeministri Rama të kenë diskutuar në lidhje me aktualitetin politik të vendit, që mbetet i tensionuar pas akuzave të ish-deputetit të PS Tom Doshi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)