AKU bllokon 11.6 ton birrë në doganë, ishte në prag të skadencës

AKU bllokon 11.6 ton birrë në doganë, ishte në prag të skadencës

Birra e bllokuar në doganën Hani i Hotit

Trupat inspektuese e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër kanë konstatuar dhe bllokuar 11.615 ton birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokumentacionin shoqërues.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka shtuar vëmendjen e kontrolleve edhe në pikat kufitare me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.

Trupat inspektuese e DRAKU, Shkodër kanë konstatuar dhe bllokuar 11.615 ton birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni - Meksiko , eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

AKU thekson se veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik është shtuar edhe vëmendja e kontrolleve edhe në pikat kufitare me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.


Kamioni ku po transportoheshin Birrat

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kafsha: 05/08/2018 16:41

    Shumë mire ua bënë dhe ti plasin ne burg fundërrinat....venë nga venë me brekë te grisura ter m*t dhe blejne produkte te skaduara qe me pas i shesin ne Shqiperi. Keshtu kanë bere 28 vjet duke paguar me allishverish që nga doganierë të Bab Saliut e deri tek avokatë fundërrina te shkolles se plepave.. Tani eshte koha qe shteti i fortë të dërrmojë mutërinë e ngritur per 28 vjet, mbi shendetin e popullit. U mesuan keta felliqesira.. Po ua mbajti b***a te bejne tregeti te ndershme, te sjellin produkte cilësorë, ndryshe drynin bizneseve të tyre, konfiskim pasurie dhe burg!

    Përgjigju
    • Kiu: 06/08/2018 18:35

      Fakt eshte qe kete urdhrin 250 as vete shteti nuk di si ta trajtoje se nuk ka asnje liste bashkengjitur se cilat jane afatet e produkteve. As BE asnje shtet modern nuk e ka kete kufizim pasi nese ai produkt eshte parashikuar te shitet para skadences tregetari kudo be bote eshte ok nese nuk shitet prap kostoja tregetarit i ngelet qe nuk e shiti. Ky shtet i forte qe na vjen verdalle le ta kape ne dyqan nese eshte ne raft shitje si produkt i skaduar

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren