AKU bllokon 22.9 ton kripë, gjoba 9 bizneseve

AKU bllokon 22.9 ton kripë, gjoba 9 bizneseve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 22.9 ton kripë dhe ka vendosur 9 gjoba për bizneset në vlerën totale 3,750,000 lekë pas kontrolleve në 52 subjekte të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e kripës.

AKU vendosi edhe 5 masa administrative “Paralajmërim”, kryesisht tek OBU që tregtojnë kripë për konsum njerëzor. 

Masat e vendosura

- në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari importuese janë vendosur 3 masa administrative “Gjobë” për import të parregullt me vlerë 3,000,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” shtesë me vlerë 200,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” për tregtim ushqimi të pasigurt dhe etiketim të parregullt me vlerë 400,000 lekë dhe 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për pengim të kryerjes së inspektimit. Gjithashtu në këto subjekte u bë dhe bllokimi i produktit kripë në sasitotale prej 22.3 ton kripë ne total.

-në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari përpunuese-paketuese, është konstatuar produkt kripë me nivel jodi më të ulët se norma e lejuar dhesi rrjedhoje inspektorët e AKU kanë urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit kripë për konsum njerëzor dhe në 3 prej subjekteve u vendos masa administrative “Paralajmërim” për mungesë të afishimit tek konsumatori

-në 42 subjekte që ushtrojnë veprimtari tregtuese, u konstatuan shkelje në lidhje me dokumentacionin për kthimin në origjinë të produkteve të bllokuara dhe mungesës së afishimit për njoftimin e konsumatorëve në 8 prej këtyre subjekteve dhe si rrjedhojëështë marrë masa administrative “Paralajmërim”.

Ndërsa në 1 subjekt është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën 50,000 lekëpër etiketim të parregullt të produktit si dhe u bllokua sasia prej 600 kg kripë.

Gjatë kontrolleve të kryera u morën 82 mostra të produktit kripë për analizim të nivelit të jodit. Për 74 mostra të marra, raport-analizat rezultuan konform normave të lejuara ndërsa për 8 mostra të tjera raport-analizat rezultuan jashtë normave të lejuara dhe për rrjedhoje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e menjëhershëm të produktit dhe njoftoi Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë