Pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë duke konstatuar 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata) në 5 subjekte tregtare. Për pasojë, AKU vendosi gjithsej 7 gjoba për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë.
"Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore, pas një denoncimi të ardhur për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata). Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë. AKU do të vijojë kontrollet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit" thuhet në njoftimin për shtyp të AKU.


Komente












Më në fund, një veprim me mend që synon të adresojë në rrënjë gangrenën e cilësisë dhe çmimeve të çmendura që gjenerojnë pikërisht nga ky treg. Përgëzime për punën e bërë dhe uroj që të vijojë.
Përgjigjumire qe i bllokuan mire qe i gjobiten po pse si bejn publike emrat e subjekteve qe te zene mend per here tjeter
Përgjigju