Në dyqanet e qytetit të Fierit vijon tregtimi produkteve të skaduara.

Ky fakt pranohet edhe nga kreu rajonal i autoritetit të ushqimit në këtë rreth, Frederik Çuko, i cili pohoi se në bashkëpunim me krimin ekonomik është sekuestruar një sasi e konsiderushme produktesh të skaduara.

Çuko pohoi se aksionet për parandalimin e shitjes së produkteve të skaduara në dyqanet dhe tregjet e këtij qyteti do jenë intensive.

Kreu rajonal i AKU u bëri apel qytetarëve të denoncojnë cdo rast ku konstatojnë se tregtohen produkte të skaduara.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)