Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU gjatë këtij viti do të rris monitorimin e tregut për vendosjen brenda standardeve të tregjeve ushqimore. Kjo u evidentua gjatë analizës vjetore të zhvilluar të premten.

“AKU ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Inspektorët tanë janë në çdo cep të territorit, duke filluar që nga bizneset e mëdha , në PIK , në markete e deri në dyqanet më të vogla në zonat më të thella”, tha kreu i AKU-së, Afrim Bakaj.

Gjobat për bizneset që shkelin ligjin, variojnë nga 300-500 mijë lekë. Objektivat e AKU-së për vitin 2015 janë përmirësimi i bazës ligjore të veprimtarisë, rritja e ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe operatorëve në treg, etj.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)