AKU: Gjoba e urdhra bllokimi për
ata që prodhojnë e tregtojnë qofte

AKU: Gjoba e urdhra bllokimi për<br />ata që prodhojnë e tregtojnë qofte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej muajit janar 2016, ka kryer kontrolle tek subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë qofte. Duke marrë shkas dhe nga disa raportime në media, AKU bën me dije se të gjitha subjektet, që nuk kanë plotësuar kushtet, janë bllokuar ose janë gjobitur.
 
Vetëm në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU-së, janë kontrolluar 13 subjekte që prodhojnë dhe tregtojnë qofte. 

Nga kontrollet dhe analizat e kryera nga Laboratori i DRAKU Tiranë, 3 subjekte kanë rezultuar me ngarkesa bakteri E.Coli, mbi normat e lejuara. 

Në këto subjekte janë marrë masa si: 

-Bllokim aktiviteti 

-Bllokim dhe asgjësim të produktit 

-Gjobë në masën 300.000 lekë 

-Gjobë në masën 200.000 lekë 

Gjithashtu janë bërë analizat dhe është kryer kontroll në 10 subjekte të tjera, të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara të bakterit E.Coli.  Për rastet e denoncuara në media, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bërë bllokimin e tyre, disa muaj më parë. 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton qytetarët se subjektet që sot, tregtojnë dhe prodhojnë qofte, janë të kontrolluara dhe nuk përbëjnë rrezik. 

AKU do të vijojë të bashkëpunojë me mediat dhe qytetarët për të zbuluar abuzimet që bëhen në fushën e prodhimit dhe tregtimit të qofteve.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump