/ATSH/- Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka nisur sot një inpektim në të gjithë tregjet e vendit lidhur me cilësinë e produkteve që tregtohen në dyqane të bulmetit, baxho dhe fabrika te përpunimit te qumështit.
Gjatë inspektimit ne Tirane, AKU zbuloi në një dyqan bulmeti një sasi prej 10 kg djath,10 kg gjize dhe 5 kg salce kosi, me përberje niseshteje. Autoriteti i Ushqimit së bashku me policinë kanë nisur hetimin për të zbuluar vendin e origjinës se produkteve dhe vendin ku prodhohen në mënyrë që të ketë kontrolle të vazhdueshme dhe parandalim të këtij fenomeni.
Sipas AKU, dyqani ishte në pronësi të shtetasit Gezim Karoli, i cili nuk kishte dokumente shoqeruese dhe si pasojë është bllokuar dhe i janë sekuestruar produktet në fjalë.
Edhe në Vlorë, Drejtoria Rajonale e AKU zbuloi 12 kg djath me përmbajtje niseshteje. Ndaj subjektit u mor masa e bllokimit te produktit dhe masa penalizuese ndaj operatorit te biznesit.
/Shqiptarja.com