AKU me 'dorë të hekurt' në Shkodër, arrestohet pronari punishtes së konservave e vajit të ullirit

AKU me 'dorë të hekurt' në Shkodër, arrestohet pronari punishtes së konservave e vajit të ullirit

Produktet e prodhuara jashtë standardeve nga subjekti në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është treguar me ‘dorë të hekurt’ në Shkodër, ku ka gjobitur një sërë subjektesh për shkelje, si dhe mbyllur subjekte apo arrestuar punonjës të tyre.

Vetëm një ditë pasi nisi hetimi ndaj subjektit që prodhonte konserva dhe vaj ulliri jashtë standardeve, është arrestuar një 54-vjeçari në punishten e firmës. Krimi Ekonomik në Shkodër ka arrestuar shtetasin Luan Çuliq, i cili është konstatuar se prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:
Prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohet një shtetas.  Më datë 08.05.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Luan Çuliq, 54 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkoder.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 07.05.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja "Skënderbeg", në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë” parashikuar nga nenet 180 dhe 288/a/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion