AKU sekuestron 163 kg mjaltë në Llogora e Palasë

TIRANE, 2 Tetor /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Qarkut Vlorë, ka bllokuar 163 kg majltë, që tregtohe nga subjektet dhe individë, jashtë kushteve higjeno sanitare, përgjatë zonës së Llogarasë dhe Palasës në jug të vendit.
Në një njoftimin për shtyp, AKU, bën të ditur se, shkak për sekuestrimin e kësaj sasie ka qenë mungesa e kushteve higjëno-sanitare në ambalazh të tregëtimit, mungesa e fletë-analizave, dokumentacionit të individëve tregëtues, si dhe dyshime për cilësinë e sigurinë e produktit.
I pranishën në këtë inspektim Drejtori i Menaxhimit të Riskut pramë AKU, Kreshmik Totaj u shpreh se " ky aksion bëhet në vijim të një sërë inspektimesh që ka ndërmarrë në rang vendi AKU, për të garantuar maksimalisht sigurinë ushqimore". Ai shtoi se "në këtë rast kemi bllokuar mjaltin që tregtohet jashtë kushteve higjieno-sanitare, duke marrë masa të rrepta administrative në mënyrë që të disiplinojmë bizneset për të tregtuar produkte ushqimore të sigurta".
Sipas Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Vlorë, Renato Banushaj, inspektimet janë shtrirë në të gjtihë qarkun e Vlorës, ku janë inspektuar një sërë biznesesh që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore.
Ky inspektim i AKU-së është mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Himarës. Inspektimet e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU dhe atyre rajonale do të vijojnë jo vetëm për evidentimin dhe bllokimin e produkteve ushqimore jashtë standardeve , por edhe duke vënë theksin vazhdimisht në sensibilizimin e konsumatorëve që të konsumojnë produkte ushqimore të certifikuara. e,xh/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump