Aku takim me operatorë të ushqimit: Rritja e standarteve të sigurisë ushqimore

Aku takim me operatorë të ushqimit: Rritja  e standarteve të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarqet e Shkodrës dhe Vlorës, ka zhvilluar takime me subjektet e përpunimit të qumështit dhe grumbullues të qumështit dhe baxho në këto qarqe. Përcjellja e mesazhit për nismën që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë për plotësimin e raportit të vetëkontrollit nga operatorët e biznesit, për nivelin e plotësimit të standardeve të sigurisë ushqimore sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi dhe vëmendja që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kushton garantimit të sigurisë ushqimore, ishin në qendër të këtij takimi.

Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenë të verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj.
AKU thekson rëndësinë e madhe që operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit duhet t’i kushtojnë vendndodhjes, kushteve dhe gjendjes së stabilimenteve , mjeteve të transportit, pajisjeve dhe makinerive që përdoren për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij nga Operatorët e Biznesit, dokumentacionit për lëndën e parë, qumështin, certifikatës shëndetësore, testeve për praninë e antibiotikëve, analizave të tjera, si dhe ambalazhimit dhe paketimit të produkteve.

Të pranishëm në takimin e qarkut të Shkodrës ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ku u referua edhe nga skemat që mund të përfitojnë këto subjekte nga subvencionet e qeverisë shqiptare. Për një pjesë të konsiderueshme të operatorëve të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, problemet ishin më të shumta nga ferma deri tek stabilimentet e prodhimit të qumështit.
Gjatë takimit u evidentua edhe një tjetër problematikë në lidhje me zinxhirin ushqimor të kafshëve, si dhe përgjegjësitë që duhet të marrin drejtoritë e bujqësisë dhe drejtoritë e tjera të varësisë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. Operatorët e bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të Qarkut Shkodër shprehën edhe interesin dhe gatishmërinë për skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim arritjen e standardeve sipas listave të reja të verifikimit .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë