Në Alpet e Zvicrës, në akullnajën Tsanfleuron janë zbuluar eshtrat e e një cifti që ishin deklaruar te humbur 75 vite më parë.

Marcelin and Francine Dumoulin, me profesion fermerë ishin nisur drejt lartësisë se 2600 metrave për të kërkuar lopët e fermës së tyre. Të dy mendohet se ranë në një gropë që është krijuar nga carja e akullnajes ku trupat e tyre kishin ngecur.

Gjetja e eshtrave u bë e mundur nga një punëtor i kompanisë Glacier 3000, që menaxhon transportin e skiatorëve në resortin Les Diablerets.

Drejtori i kompanisë, Bernhard Tschannen tha se nga rrobat e gjetura mund të sugjerohet se stili i veshjes i përket kohës së viteve 40, periudhë kur ndodhi Lufta II Botërore.
Së shpejti do të kryhen dhe analizat e AND-së së trupave të gjetur për të verifikuar identitetin e tyre.

Cifti Dumoulin la pas 7 fëmijë, të cilët u birësuan nga familje të ndryshme. Sot vajza më e vogël e tyre, Marceline Udry-Dumoulin, 79 vjeçe thotë se zemra e saj është qetësuar për gjetjen e të afërmve të humbur prej gati 80 vitesh.

Ndërsa për varrosjen e eshtrave të të dy prindërve, ajo shprehet se do të mbahet një funeral, për të cilin është pritur një kohë e gjatë. Ajo nuk do të pranojë të vishet me rroba të zeza sipas ritualit.

̏ Mendoj se e bardha është më e përshtatshme. Ajo përfaqëson shpresën që nuk e kam humbur kurrë, ̋ tha për Le Matin 79-vjeçarja Marceline.

Shkencëtarët shpjegojnë se si pasojë e rritjes së temperaturave nga ngrohja globale, shkrirja e shumë akullnajave ka nxjerrë në sipërfaëe shumë kufoma të alpinistëve apo personave të tjerë të humbur prej vitesh me rradhë.


Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com