Përbërësit:
- 200 gr sheqer
- 250 ml pana me 35 % yndyrë
- 250 ml qumësht
- 60 ml lëng limoni
- 4 limona
- Pak kripë
- Gjethe mente
- Ngjyrues ushqimor të verdhë (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Ndajmë limonat përgjysmë, u marrim tulin dhe i kalojmë në blender. Kullojmë lëngun. Në një ene shtojmë përbërësit përveç mentes. I përziejmë dhe e kalojmë në një enë qelqi të sheshtë. E vendosim në frigorifer për 3 orë. I mbushim limonat me akullore duke i zbukuruar me gjethe mente.
Komento