Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 400 ml ujë i vakët
- 10 gr kripë
- 5 gr maja e thatë (ose 15 gr maja e freskët)
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 200 gr proshutë
- 200 gr djathë
- 150 gr domate qershi
- 1 tufë borzilok i freskët
- 1 lugë çaji rigon
- Piper i zi
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejmë ujin me majanë. Shtojmë miellin dhe e lemë 20 minuta. Më pas shtojmë kripën dhe vajin e ullirit. Zëmë brumin derisa të bëhet elastik. E lemë të fryhet 1½–2 orë. Shtrijmë brumin në formë drejtkëndëshi. Shpërndajmë proshutën, djathin, borzilokun dhe domatet qershi. E spërkatim me rigon dhe piper. Palosim brumin disa herë që mbushja të futet në shtresa. E lemë edhe 30–40 minuta të pushojë. Më pas e ndajmë në 6–8 role të gjata dhe e pjekim në 230°C për 18–20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente











