TIRANE- Ervin Bajrami, një i ri nga Vlora ka detyruar të dashurën e tij 15-vjeçare që të kryejë marrëdhënie seksuale dhe më pas e ka shantazhuar këtë të fundit me foto dhe video se nëse nuk i jepte para, do i publikonte videon në “Facebook”. Nëpërmjet kësaj skeme kriminale i riu ka mundur ti marrë disa herë shuma të konsiderueshme financiare, të cilat në total kapin vlerën prej 1200 euro.
Për këtë ngjarje, i riu është arrestuar vetëm pas zbulimit të mungesës së lekëve nga prindërit e vajzës, të cilët pasi mësuan ngjarjen kanë bërë denoncim në polici. Pas denoncimit i riu është arrestuar, ndërkohë që ditën e djeshme prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin e tij me 2.4 vjet burg. I riu gjatë procesit gjyqësor ka pranuar krimin dhe më pas ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Zhantazhi pas seksit
Ngjarja, objekt shqyrtimi gjyqësor, ka filluar në verën e vitit 2014, kur e dëmtuara 15-vjeçare dhe i pandehuri, rreth 25 vjeç, banorë të Vlorës, kanë nisur një lidhje intime. Në fund të muajit gusht,i pandehuri Bajrami i ka kërkuar të dashurës së tij që të dalin shëtitje në Pyllin e Sodës dhe aty, nën kërcënimin se do ta dhunonte dhe do t’ia griste rrobat e do ta nxirrte nudo, e detyroi që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Në ditët në vijim, i pandehuri nisi t’i bënte presion vajzës së mitur se nëse nuk do t’i jepte shuma të ndryshme parash, do të publikonte në “facebook” videon e momenteve seksuale mes tyre, për të cilat pretendonte se i kishte filmuar. Vajza, nën kushte trysnie, i ka dhënë shuma të ndryshme parash nga të ardhurat familjare, të cilat arritën deri në rreth 1200 euro. Mungesa e parave në shtëpi u konstatua nga mamaja e vajzës, e cila zbuloi se paratë i kishte marrë e dëmtuara, e cila nga ana e saj u detyrua të pranonte se i kishte marrë ajo paratë, nën kërcënimin psikologjik të të “të dashurit” të saj.
Pasi ka mësuar mbi ngjarjen, prindërit e të të dëmtuarës kanë marrë takim me prindërit e të pandehurit dhe fillimisht kanë konkluduar që këtë ngjarje ta referonin në polici për hetime. Por, më pas, janë tërhequr nga kjo ide, pasi kanë marrë dakordësinë e të pandehurit që nuk do të vijonte ngacmimet dhe kërcënimet ndaj vajzës së dëmtuar.
I ati e kërcënoi me armë
Në kohën kur kjo çështje është diskutuar familjarisht, e dëmtuara nuk u kishte treguar familjarëve të saj për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe se kërcënimi nga i pandehuri konsistonte pikërisht në faktin që ai i kërkonte para që të mos publikonte videon me momente seksuale.
Mesa duket, ky element i mësuar pas takimit ndërmjet familjarëve, duket se ka nxitur babanë e të dëmtuarës që të kërcënojë me armë të pandehurin. Ky i fundit, në tetor 2014 ka bërë kallëzim penal kundër babait të “ish-të dashurës”, pasi, sipas kallëzuesit, babai i vajzës i ka dalë përpara në zonën bregdetare, duke e kërcënuar për marrëdhëniet e krijuara me vajzën e tij dhe, sipas kallëzimit, ka qëlluar dy herë me armë pistoletë në rërë, në formë kërcënimi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com