TIRANE- Sipas deputetit socialist Eduard Shalsi, 2/3-at e fondeve të Ministrisë së Transporteve, Drejtorisë së Rrugëve dhe ministrisë së Mbrojtjes në qeverinë Berisha i kanë marrë vetëm 4 media. Ndërsa 17 të tjera kanë përfituar vetëm 1/3-tën. Ai ka akuzuar duke qenë në opozitë praktikën e ndjekur nga ana e institucioneve qendrore të Berishës, të përqendrimit të fondeve publike në pak subjekte. Ministria e Olldashit doli se kishte financuar direkt Rilindjen Demokratike me 500.000 USD. Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes u kishte dhënë 100% të fondeve për publikime Frangajve. Gjithashtu, edhe dikasteri i Brendshëm u kishte dhënë miliona euro, po prapë Frangave.
“Kjo qeveri e zhytur në korrupsion na paska zhvatur edhe para publike për të financuar Partinë Demokratike, mediat dhe kompanitë pranë pushtetit. Tani është koha të shfaqet Sali Berisha, të mos fshihet, të japë llogari dhe tu shpjegoj shqiptarëve se pse paratë e tyre janë shpërdoruar për të financuar Partinë Demokratike. T’i jap llogari se pse ka ushqyer klientët e familjes, me qëllimin e vetëm për të rrënuar median e lirë në Shqipëri”, deklaronte atëhere publikisht Eduard Shalsi.
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com