Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha dje se, që nga privatizimi skandaloz, në prag zgjedhjesh në 2009-ën, e deri në shtator të vitit të shkuar, e gjithë historia është një histori grabitjeje. “Kërkoj përgjegjësi ligjore për Sali Berishën dhe këdo që është marrë me degradimin e kompanisë së Shpërndarjes dhe të gjithë sistemit energjetik shqiptar. U bënë shumë: 85 milionë euro për Albpetrol, 95 për këtë marrëveshje sot, 57 për mashtrimet me TVSH dhe në fund 5 milionë euro, por që mund të jenë edhe më shumë, në Bankën e Shqipërisë. E di që kemi një problem me drejtësinë, por duhet ta shembim këtë mur pasi, nëse këta nuk dënohen, i bie që ne nuk po mbrojmë më interesin publik”, theksoi Braçe.
/Shqiptarja.com











