Akuza e Bashkim Finos: FSHF
po tenton të manipulojë zgjedhjet

Akuza e Bashkim Finos: FSHF<br />po tenton të manipulojë zgjedhjet<br>
Kandidati për kreun e Federatës Shqiptare të Futboolit Bashkim Fino, është shprehur me anë të një reagimi ku denoncon faktin se brenda FSHF vazhdojnë tentativat për manipulime për zgjedhjet për kryetarin. Ai kërkon si kandidat të marri çdo informacion të mundshëm nga klubet respektive për sa i përket listës së delegatëve  me të drejtë vote. Fino theksoi se as sekretari i përgjithshëm, as Armando Duka dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. ndër të tjera ai theksoi se vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

REAGIM i Bashkim Finos në Facebook

FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

- Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

- Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.
Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

Për këtë dal garant!

fshf

fshf1

Reagimi i Finos ndaj FSHF

Redaksia Online

A.K/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Udinese dhe Empoli lënë gjithçka hapur, Inter e Roma në fushë

Serie A/ Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Udinese dhe Empoli lënë gjithçka hapur, Inter e Roma në fushë