TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë replikuar në rrjetet sociale për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i cili pak ditë më parë kaloi Vettingun. Opozita përmes deputetit Strazimiri akuzoi sërish sot se gjyqtari kaloi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi është marrë në mbrojtjen e Ramës, pasi ka ndihmuar vëllanë e Fatmir Xhafës, Agron Xhafën.
Ardian Dvorani gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.
A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?
Gent Strazimiri (Deklarata e plote)
Ndërkohë që akuzave nga PD, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me një status në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë thotë se Vetingu është si ilaç gjarpërinjsh, ndërsa opozita ka dalë me libër shtëpie kundër tij.
Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli
Edi Rama
Por nuk ka vonuar përgjigja e Bashës, e cila ka qenë e menjëhershme, ndërsa statusin me akuzat për Ramën dhe Dvoranin i shoqëron me një foto me gjarpërinj si përgjigje për kryeministrin.
Gjëagjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS
komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.Lulzim Basha


Replikat Rama-Basha ne Facebook
-
PD-ja tamam si ajo foleja e gjarperinjve ne foto,koka e gjarperit eshte Sali Berisha,Lul Basha e Ilir Meta
Përgjigju -
O basha boll na bere si humorist se te ka zgjedh populli per te dhen ide dhe alternativa.
Përgjigju -
Ky as ironi nuk di te bej mavria ky.
Përgjigju -
Vetting nuk eshte organ i PD-s or mole, eshte per te pare sa e kishe xhepin kur u bere gjyqtare e prokurore, dhe sa e ke thesin tani qe po flasim. Nuk meret dot vetting me dosjet qe kane kaluar keto se nuk i dali as 50 vjet. Kjo so behet she per ju, po do jete ngritur dhe Byroja deri ateher dhe ti shohim se cfare shteti i keni fshehur thaset
Përgjigju -
Organizata kriminale nje fole meneperka dhe gjarprinjsh e neperka e pd me ne krye Sali e lulush nuk bejne gje tjeter por po helmojne gjithe popullin me helmin etyre per te mbrojrur makuterine dhe krimet e tyre qe i kane bere dhe i bejne ketij populli Pty fare e keqe nje fole kucedrash qe shkateron vendin
Përgjigju












Komente
Komento