Kaloi Vettingun, PD akuza ndaj gjyqtarit Dvorani: Ja si e ndihmoi Agron Xhafajn

Kaloi Vettingun, PD akuza ndaj gjyqtarit Dvorani: Ja si e ndihmoi Agron Xhafajn

Gent Strazimiri

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i grupit paralmentar të PD, Gent Strazimiri, është shprehur se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani i ka shërbyer krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e Agron Xhafajt.

Në fjalën e tij, Strazimiri tha se Dvorani është marrë në mbrojtje nga tutori i tij Edi Rama, siç e quan demokrati. Më tej Strazimiri ka ngritur disa pyetje lidhur me gjyqtarin dhe veprimtarinë e tij.

Më herët edhe Edi Paloka është shprehur kundër kalimit të Vettingut nga Dvorani.

Deklarata e plotë: 

Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge, duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

• A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GENT STRAZIMIRI

Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.

Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

• A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

• A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Organet e vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato.

Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj.

Këto dhe fakte të tjera, të bëra publike nga Partia Demokratike për:

Mosjustifikimin e 100 milionë lekëve pasuri
Blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi
Moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit
Dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes
provojnë qartë se për shërbëtorin e Edi Ramës, Ardian Dvorani, organet e vettingut kanë realizuar një proces farsë.

Heshtja e shërbëtorit dhe e tutorit të tij politik, heshtja e organeve të vettingut për këto fakte veçse e rrënon besimin e qytetarëve tek procesi i vetingut, i cili po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 29/07/2018 20:10

    O tullac pa mend ne koke partia demakratike eshte nje fole kucedrash qe ka bere namin ne tere sistemin e pushtetit dhe te shtetit qofte legjistativ qofte gjyqesor ,Ju e shkateruat kete vend dhe me vetingun do te denoji dhe do te nxirni leket e vjedhura nga pd dhe nga salilulush dhe memush ,Poshte raca e keqe e ketyre makutareve qe kane varferuar vendin dhe popullin 'Nje dite do ta paguani dhe dite nuk do jete e larget .Ne plumb makuteria dhe ne burg.

    Përgjigju
  • ANDI: 29/07/2018 17:49

    o trim me revole ne brez,po qenke dhe injorant. Hapa vendimin qe i referoheni si qytetare dhe shikoj kryesues Edmond Islami kaloi vettingun; Artan Zeneli nuk e kaloi; Relator Shkelzen Selimi e ka neser; Tom Ndreca ngeli: si mo bure nuk thate asnje fjale per keto por ju ngeli te Dvorani.Te gjithe keta mos jane miqt e Xhafes mo? ose te behen burra e te thone qe na tha Fatmiri apo Edmondi apo Relatori Shkelzen Selimi Cfare te duket kjokompetence apo trimeri? dhe shpresoni tju besoje populli, po boll ore se late nam,TUUURP, na lodhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër