Akuza e PD, Gjykata e Lartë: Ndreu
e Ndoka të dënohen nga Kuvendi
Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave ndaj saj për pushim e çështjes penale ndaj deputetëve Pjerin Ndreu e Arben Ndoka, duke sqaruar se dosja Strazimiri ku Ndreu e Ndoka u paditën se ushtruan dhunë ndaj kolegut të tyre Gent Strazimiri është një shkelje që i përket kuvendit ta zgjidh në mënyrë administrative dhe ndaj deputetëve për të njëjtën çështje nuk mund të ketë dhe proces administrativ dhe penal
Pas akuzave ndaj Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj deputetëve socialistw Pjerin Ndreu e Arben Ndoka, kjo gjykatë ka reaguar duke sqaruar se përse u arrit në këtë vendim pushimi. Sipas argumenteve të gjykatës kjo është një çështje administrative e parlamentit dhe nuk mund të zgjidhet gjyqësisht.
Gjykata argumenton se “Në mbështetje të paragrafit të parë të nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale, çështja nuk duhet të fillonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal. Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.
Më tej sqaron gjykata, sipas parimit kushtetues “ne bis in idem”, nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale.
Kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Mehdi Bici vendosi këtë të martë të pushoj çështjen ndaj dy deputetëve, ndërsa pritet që brenda pak ditësh të zbardhet dhe vendimi i arsyetuar i kolegjit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin
22 Janar, 22:29
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Detaji i dosjes/ Pretendimet e Elia Zaharias në Gjykatë: Mora lëndime nga shtyrja prej Lekës!
22 Janar, 22:04
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54