Akuza e rëndë, Kurt Kola: Ja
spiuni që drejton të përndjekurit

Akuza e rëndë, Kurt Kola: Ja<br />spiuni që drejton të përndjekurit
Spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit drejtojnë sot shoqatat e ish të përndjekurve politikë si dhe janë dekoruar nga Presidenti i Republikës. Konstatimi bëhet nga kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola, ish i përndjekur politik.

Kola thotë për Shqiptarja.com se, shumë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, me anë të falsifikimit të dokumenteve, janë kthyer në ish të përndjekur politikë, duke përfituar shuma parash të akorduara nga qeveri të ndryshme, në kuadër të dëmshpërblimit.

Kola shprehet se është një listë e gjatë me bashkëpunëtorë të Sigurimit që hiqen si ish të përndjekur, por sipas tij, njëri prej tyre është Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni.

Sipas tij, kjo kategori ka marrë medalje dhe dekorata. “Ka disa që kanë marrë emrin të përndjekur, por ata kanë qenë me komunizmin dhe spinë të Sigurimit. Ata janë të shumtë. Do ju lutesha shumë mos merreni me ta.

Dhe njërin po ta them me emër: Është Besim Ndregjoni. Ndregjoni ka qenë spiun i regjimit dhe kryetar i Bashkimeve Profesionale në Fierëz. Ai ka qenë i përkrahur nga regjimi. Besim Ndregjoni ka bërë falsifikime. Nuk ka asgjë reale. Ka falsifikuar mbi 30 dokumente. Unë e kam referuar si rast në prokurori, por nuk ka as prokurori, as drejtësi dhe as shtet. Dokumentet e falsifikuara ia kam dërguar edhe presidentit të asaj kohe dhe në të gjitha institucionet. Ka shumë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit të cilët hiqen si të përndjekur. I kemi denoncuar dhe bojkotuar.

Ata kanë depërtuar në radhët e ish të përndjekurave, me dokumente të falsifikuara. Disa kanë arritur të marrin edhe përfitime financiare. Kanë marrë tituj dhe dekorata me falsifikime”, ka pohuar Kur Kola. Kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese t’u referohen dokumenteve, fakteve, dëshmive dhe arkivave, për të identifikuar spiunët në radhët e të përndjekurve.

Dekorimi
Besim Ndregjoni është dekoruar në vitin 2012 nga Presidenti i Republikës me Urdhrin e lartë “MJESHTRI I MADH”, ndërsa tre vite më vonë, pra në vitin 2015, është vlerësuar me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës”. Z. Ndregjoni është vlerësuar nga ish-Presidenti, Bamir Topi, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht për integrimin dhe mbështetjen e shtresës së të përndjekurve politikë; për veprimtari të çmuar në evidentimin dhe demaskimin e krimeve të regjimit komunist.”

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social