Akuza e Tabakut: Dëshira e Ramës për pushtet nuk përjashton as invalidët (VIDEO)

Nga selia blu, ka dalë ish-deputetja Jorida Tabaku, e cila ka denoncuar se po kërcënohen jo vetëm punonjësit e administratave, por edhe invalidë. Ajo ka ripublikuar videon e një familjeje nga Roskovecit, të cilët deklarojnë se janë kërcënuar se do u heqin kempin.

"Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd.  Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve. Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë", tha Tabaku.  


Lajmi kryesor:

PD nxjerr video: PS kërcënon qytetetarin se do i heqë kempin! Bashkia e Roskovecit: E pavërtetë! Djali i dehur


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë