Një ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, përfaqësues të opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërcënon punonjësit e administratave për të marrë pjesë në zgjedhje.
Menjëherë pas deklaratës së ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabaku se një qytetar është kërcënuar se do i hiqet kempi, por nuk mori pjesë në zgjedhje, ka ardhur reagimi i Bashkisë së Roskovecit. Në një reagim për mediat, ata shkruajnë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi ky vendim nuk merret nga Bashkia, teksa thonë se djali në videon e shpërndarë nga PD-ja, është nën efektin e pijes.
"Duam t’ju bëmë edhe një here me dije gjithë qytetareve, jo vetëm roskovecare . Llumi dhe balta e hedhur këto ditë nga PD dhe elemente të tjerë apo portale që ushqehen nga ta , me shpifje dhe sajesa të mjera për fenomene jo të vërteta për detyrim në votim apo marrje e kartës së identitetit qytetareve ose punonjësve , tregojnë përpëlitjet mjerane të fundit që kanë prekur .
Së pari , ndihmën ekonomike dhe kempin nuk e jep dhe nuk e heq Bashkia. Së dyti ,nëse dikush kushdo qoftë, disponon materiale dhe prova te tilla, le t’i drejtohet prokurorisë . Dhe e fundit , shikoni se si e kanë detyruar këtë qytetar të shpif në efektin e pijes ... Kaq për sot ,nesër shohim rezultatin", shkruan Bashkia e Roskovecit.
Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike, ka qenë edhe LSI-ja. Ka qenë ish-kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili. Në një deklaratë të gjatë për mediat, nga selia e kësaj force politike, ai akuzoi se Partia Socialiste ka nisur shantazhin tek të gjithë qytetarët.
"Është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit. E dimë dhe jemi shumë të qartë dhe kemi sigurisht në dispozicion informacione pafund, informacione vërtetë të liga, të poshtra të fëlliqura që vetëm Rilindja i bën. Se drejtuesit e Rilindjes, e institucioneve publike, të ministrive, drejtorë të të gjitha niveleve përmes këshilltarëve e shefave të tyre të shpërndarë ngado, nëpërmjet pozicioneve , të paligjshme që Rilindja u ka dhënë si dhuratë , që kanë marrë përsipër të kërcënojnë e shantazhojnë, duke marrë dhe të dhënat personale edhe farefisnore të punonjësve të administratës publike, për t’i detyruar me shantazhe e kërcënime që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste të 30 qershorit. I dimë edhe shumë njerëz të tjerë, me probleme të të gjitha llojeve e formave që kërcënohen me ndihmën shoqërore, që kërcënohen edhe me Kempin, për aftësinë e kufizuar të tyre. kërcënohen me të gjitha format që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre dhe janë të gjithë nën shënjestrën e një qeverie, pushteti dhe një rilindje gangsterësh, për pjesëmarrjen me dhunë në votimet moniste të paligjshme të 30 qershorit. Ta dinë të gjithë këta drejtorë shantazhues, kjo ushtri shantazhuesish maskarenjsh që ligji është në favor të punonjësve të administratës. Askush nuk mund t'i largojë nga puna, lë të guxojnë t'u largojnë nga puna', tha Vasili.
Nga selia blu, ka dalë ish-deputetja Jorida Tabaku, e cila ka denoncuar se po kërcënohen jo vetëm punonjësit e administratave, por edhe invalidë. Ajo ka ripublikuar videon e një familjeje nga Roskovecit, të cilët deklarojnë se janë kërcënuar se do u heqin kempin.
"Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd. Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve. Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë", tha Tabaku.
Cfardo budallaqeqesh qe te nxirni nuk ju beson njeri o te mbaruar. Oret i keni te numuruara dhe hekurat po ju presin, TIK TAK TIK TAK
PërgjigjuSeriali me i ndjekur i te gjitha kohrave Babalja 4 hahahahhaha jeni bo per te ardh keq o babalet e leshit hahahahaha. Ca do nxirrni tjeter pas ksaj? Me zi po presim serialin e rradhes, mos e vononi shum ju lutem hahahahahah. Rama ikkkkk hahahahahah gjithmon vetem para hahahahaha
PërgjigjuO qeni petrit vasil kaka akoma vazhdon ti llomotit. O nipi pixg manush myftiut. Po hik mor njeri pa pik vlere petriti pler. Ti të ishe i mir nuk merje për grua gruan e shokut o petrit kaka komplet pall o petriti i mbafuar zari familjes së uruar iler meta e vërteta me bllok në dor o vasili gamor.
PërgjigjuE kane KERCENUAR te shkretin prandaj beri kete deklarate Ai e ka te qarte se Ed Rama nuk te fal e le te ngordhe si qeni pa uje
Përgjigjunuk ju beson njeri juve ooo kavanoz
Përgjigju